E FUNDIT/ Skënderbeu përballë Inter Club. Nëse kualifikohen luajnë ndaj gjigandëve anglezë të Aston Villës
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Shorti i hedhur për kompeticionet e UEFA-s në kategorinë U-19 ka përcaktuar rrugëtimin e Skënderbeut në Europë. Skuadra korçare do ta nisë aventurën nga raundi i parë, ku do të ketë përballë Inter Club d’Escaldes nga Andora.
Dueli i parë është caktuar më 17 shtator në transfertë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 1 tetor në stadiumin e Korçës.
Nëse bardhekuqtë arrijnë të kalojnë këtë raund, atëherë i pret një test akoma më i vështirë, sfida e turit të dytë me gjigantin anglez Aston Villa, një emër me shumë peshë në futbollin e të rinjve.
Ky kualifikim përbën një mundësi të artë për akademinë e Skënderbeut, që synon të tregojë vlerat e saj dhe të përfaqësojë me krenari futbollin shqiptar në nivelin ndërkombëtar të moshave.
“KORÇA BOOM”
