E gjithë vëmendja sot te Pogradeci-Skënderbeu, në Kategorinë e Parë luhet “all-in” edhe për mbijetesën
- Apr 25
- 1 min read
Krahas “axhendës” së ngarkuar në Superiore, një vëmendje të theksuar sot pritet të fitojë dhe Kategoria e Parë, e cila do të zbresë në fushë me 6 sfidat për llogari të javës së 32-të.
Fokusi këtë radhë do të përqëndrohet e gjitha tek dueli mes Pogradecit dhe Skënderbeut në stadiumin “Pogradeci”, ndërsa Laçi do të presë Kukësin.
Në përballjet e tjera, Besa do të masë forcat përballë Korabit, teksa Kastrioti luan ndaj Luftëtarit. Po ashtu, Iliria pret Apoloninë dhe Burreli Lushnjen.
Të gjitha këto ndeshje do të luhen në të njëjtën fashë orare, 15:00.
Java 32
25 PRILL (SOT)
ORA 15:00 Laçi-Kukësi
ORA 15:00 Pogradeci-Skënderbeu
ORA 15:00 Kastrioti-Luftëtari
ORA 15:00 Burreli-Lushnja
ORA 15:00 Besa-Korabi
ORA 15:00 Iliria-Apolonia
“KORÇA BOOM”
















