top of page

‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Big Brother VIP ka nisur edicionin e tij të pestë dhe që në ditët e para nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes banorëve.


Një nga përplasjet më të komentuara ka qenë ajo mes Ilir Vrenozit dhe Selit, e cila lidhet me sjelljen e Kristit brenda shtëpisë.


Gjatë bisedës, Vrenozi shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke ironizuar situatën dhe duke deklaruar se ishte lënë në divan për të fjetur, ndërsa sipas tij, Kristi kishte vepruar me qëllim. “Më thoshte ik shtrihu, më latë aty më mbuluat, doli ky skuthi na solli këtu”, u shpreh Vrenozi.


Nga ana tjetër, Brikena ndërhyri në diskutim duke theksuar se e kishte kuptuar lojën e Kristit pa e thënë hapur. Sipas saj, veprimi ishte bërë që Vrenozi të pushonte dhe të flinte në divan. Debati u shoqërua edhe me komente ironike dhe batuta, ku Vrenozi e quajti Kristin “skuth me të qeshur të ngjeshur”, duke e akuzuar se i bënte gjërat “për interesa të vogla”./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page