E konfirmon Rama: Bonusi i bebes kthehet në mbështetje mujore për fëmijët, dyfishohet ndihma për studentët
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur dy masa të reja në buxhetin e ri, që synojnë rritjen e mbështetjes financiare për familjet dhe studentët në nevojë.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se bonusi i bebes do të transformohet në një skemë mbështetjeje mujore për fëmijët, me qëllim ndikimin në të ardhurat e familjeve.
Një tjetër masë lidhet me studentët që vijnë nga familje në nevojë. Sipas kryeministrit, mbështetja financiare për ta do të rritet me më shumë se dyfish, duke arritur në vlerën e gjysmës së pagës minimale.
“Ne sot kemi në subvencionim nënat e papuna që rrisnin fëmijë të mitur. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në skemë mbështetjeje për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve. Po nuk mjafton.
Kemi vendosur të rrisim në mënyrë domethënëse, më shumë se dyfish, mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, që do të shkojë sa një gjysmë page minimale. Por nuk mjafton.
Mbi të gjitha, besoj shumë fort që kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë, si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme dhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve.”, tha Rama.
“KORÇA BOOM”
















