E papritur! Brikena kthen gjithçka përmbys pas afrimit me Mateon
- 9 hours ago
- 1 min read
Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP Albania 5 vazhdon të jetë një nga më të komentuarat nga publiku, mes afrimit dhe tensioneve të vazhdueshme.
Pas puthjes së shumëpritur gjatë Prime-it të së martës, shumëkush mendoi se dy banorët kishin hedhur një hap drejt një lidhjeje më serioze. Megjithatë, menjëherë pas spektaklit, dinamika mes tyre duket se ka ndryshuar sërish.
Edhe pse Brikena ka vijuar të jetë e afërt me Mateon, duke e përqafuar dhe ngacmuar, ajo është tërhequr kur vjen puna te një tjetër puthje, duke lënë të kuptohet se diçka nuk shkon.
Së fundmi, në faqen zyrtare në Instagram të spektaklit është publikuar një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku Brikena shprehet hapur për zhgënjimin ndaj tij.
Ajo tregon se kishte gatuar për të dy, por Mateo kishte zgjedhur të qëndronte me banorë të tjerë, duke e lënë atë vetëm. Ky veprim, sipas saj, ka qenë mungesë respekti ndaj përpjekjes dhe ndjenjave të saj.
Brikena përmend gjithashtu edhe një tjetër episod që e ka lënduar, kur Mateo ka ndërvepruar në mënyrë të afërt me një tjetër banore, gjë që sipas saj ka shtuar dyshimet dhe pasiguritë.
Kulmi i deklaratës së saj vjen kur, në italisht, ajo shprehet: “voglio chiudere con lui”, që do të thotë “dua ta mbyll me të”, duke lënë të kuptohet se është gati t’i japë fund kësaj marrëdhënieje.
Situata mes tyre mbetet e paqartë, ndërsa publiku pret të shohë se si do të evoluojë raporti në ditët në vijim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“KORÇA BOOM”
















