top of page

E RËNDË/ Benz-i përplaset me Zetorin, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat prané fshatit Velmish.


Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkẽmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut. Ky aks njihet si njollë e zezë për aksidentet e shumta që ndodhin në të, të cilat jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page