top of page

Përplasen dy makina, plagosen dy persona

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.


Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga shtetasi F. Z. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. S.


Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit F. Z. dhe pasagjerja që ndodhej në automjetin e tij, shtetasja M. D..

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page