E RËNDË/ Dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna dhunon edukatoren. Procedohen të dyja
Një edukatore 44 vjeç dhe nëna 29-vjeçare e fëmijës janë proceduar penalisht pas ngjarjes në një kopsht shtetëror në Fier.
Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar në një kopsht shtetëror, ndërsa nëna e të miturit, 29 vjeçe, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Sipas policisë, rasti ka përfshirë dy gratë, të dyja banuese në Fier, të cilat tashmë janë vënë nën hetim për veprimet e tyre të dyshuara.
Nga të dhënat e bëra publike, 44-vjeçarja, e punësuar si edukatore në një institucion parashkollor shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares. Nga ana tjetër, nëna e të miturit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores, duke bërë që edhe ajo të procedohet penalisht.
Pas rastit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë kryer veprimet procedurale, duke nisur hetimet ndaj të dyja grave.
Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me mënyrën se si se është keqtrajtuar fëmija, nëse i mituri ka pësuar dëmtime apo rrethanat në të cilat ka ndodhur konflikti mes nënës dhe edukatores.
Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ngjarja është regjistruar brenda ambienteve të kopshtit apo në një ambient tjetër.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.
“KORÇA BOOM”
















