E RËNDË/ 39-vjeçarit i shpërthen tubi i gazit, dërgohet drejt Tiranës
- 1 day ago
- 1 min read
Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Velipojë. Një 39-vjeçar ka pësuar djegie në trup pasi i shpërtheu një tub gazi teksa po zbriste nga karroceria e mjetit të tij lundrues. Pas ndihmës së parë në Shkodër, ai është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë.
Sipas informacionit paraprak, 39-vjeçari me inicialet E.N. po zbriste nga karroceria e mjetit lundrues në pronësi të tij, kur ka shpërthyer një tub gazi.
Shpërthimi i ka shkaktuar 39-vjeçarit djegie në trup. Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë ndihmën e parë.
Për shkak të dëmtimeve, mjekët kanë vendosur transportimin e tij drejt Tiranës për trajtim mjekësor më të specializuar.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e incidentit./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















