Skandal në Onkologjik/ Ndërpritet energjia gjatë kimioterapisë, pacientët mbeten në errësirë
- 39 minutes ago
- 1 min read
Një situatë shqetësuese është raportuar sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, konkretisht në ambientet e Onkologjikut, ku energjia elektrike është ndërprerë për rreth 15 minuta.
Sipas informacioneve, ndërprerja ka ndodhur në një moment kur pacientët po merrnin trajtimin e kimioterapisë, duke krijuar shqetësim dhe pasiguri në një prej proceseve më delikate të trajtimit onkologjik.
Ngjarja shton problematikat me të cilat përballen pacientët që trajtohen në Onkologjik.
Përveç shqetësimeve të raportuara ndër vite lidhur me mungesën e barnave dhe vështirësitë në sigurimin e trajtimeve, tashmë pacientët janë përballur edhe me një ndërprerje të energjisë elektrike gjatë zhvillimit të terapisë.
Ndërprerja mësohet se ka zgjatur rreth 15 minuta, ngre pikëpyetje mbi funksionimin e infrastrukturës dhe masat e emergjencës në një sektor spitalor ku vazhdimësia e shërbimit është veçanërisht e rëndësishme.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi shkakun e ndërprerjes së energjisë apo nëse ajo ka sjellë pasoja në procesin e trajtimit të pacientëve.
Megjithatë, fakti që energjia është ndërprerë gjatë kryerjes së kimioterapisë e bën situatën veçanërisht shqetësuese për pacientët dhe familjarët e tyre./ Boldnews
“KORÇA BOOM”
















