top of page

E rëndë në Devoll/ 60-vjeçari bie nga ura dhe humb jetën në lumë

  • 6 days ago
  • 1 min read

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë pranë Vishocicë.


Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm dhe kishte qëndruar deri vonë në një lokal të zonës. Dyshohet se, gjatë kthimit për në banesë, ka kaluar mbi një urë dhe është rrëzuar aksidentalisht në lumë.


Burime paraprake bëjnë me dije se viktima ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitë e personave që kanë qenë me të në lokal.


Policia ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe paraprakisht e konsideron ngjarjen aksidentale, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Hetimet vijojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page