E RËNDË NË KORÇË: U hodh nga ballkoni/ Flet nëna e 14-vjeçares: E tallin në lagje, një vajzë e ka goditur
- Korca Boom
- Oct 4, 2025
- 1 min read
Nëna e të miturës ka thënë se dy vajzat e saj kanë rënë pre e dhunës.
Më tej ajo ka treguar se 14-vjeçarja është goditur dy ditë më parë nga një vazjë tjetër dhe ditën e sotme gjithashtu.
Sa i përket momentit kur e mitura u hodh nga ballkoni, nëna e saj tregon se ajo vetë ka qenë në polici pasi dhe ajo është dhunuar nga vajza që i dhunëoi të bijën.
Ajo ka treguar se 14-vjeçarja u hodh pasi e tallin në lagje.
“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time.
Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që "mamin ta morën në polici, jeni fshatarë". Merrni masa se nuk më lenë rehat”, ka thënë nëna e 14-vjeçares./ CNA
“KORÇA BOOM”



















