Humbi jetën tragjikisht në aksident/ Ja kush është 64-vjeçari që u përplas me makinën
1 hour ago
1 min read
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 14:50, një automjet me drejtues F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen fatale.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















