top of page

E rëndë pranë Dishnicës, automjeti aksidenton një biçiklist

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.


Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.


Mësohet se i dëmtuari ka marrë lëndime në kokë, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page