E rëndë/ Rreh nënën, gjyshen dhe tezen, përfundon në pranga
- Mar 19
- 1 min read
Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Leskovik, pas një ngjarjeje të rëndë të dhunës në familje.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet T. C., banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, gjyshes dhe tezes së tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Leskovik, ku pas marrjes së njoftimit, policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për pasoja të rënda për jetën e të dëmtuarave, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















