E vërteta për raportin mes Mateo-s dhe Brikenës del në dritë
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Fansat e Big Brother kanë pasur prej kohësh dyshime dhe pikëpyetje mbi raportin mes Mateo-s dhe Brikenës, por tashmë disa detaje hedhin më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur realisht mes tyre.
Sipas burimeve të afërta, Mateo dhe Brikena kanë komunikuar me njëri-tjetrin për rreth një vit përmes mesazheve. Nuk bëhet fjalë për mesazhe të fshehta apo një lidhje sekrete, por për një njohje të vazhdueshme në distancë.
Ata janë takuar vetëm një herë. Gjatë këtij takimi, Brikena ka kërkuar që Mateo të njihte prindërit e saj, por ai nuk ka pranuar, duke shprehur dëshirën që fillimisht të njihte më mirë vetë Brikenën, përpara se të përfshihej familja. Pas këtij takimi, komunikimi mes tyre është ndërprerë.
Gjithçka që është interpretuar më pas në media mes tyre lidhet vetëm me një fotografi të vetme dhe jo me një marrëdhënie romantike. Burimet theksojnë se nuk ka pasur lidhje dashurie, por thjesht njohje dhe miqësi.
Mateo ka sqaruar se nuk ka hyrë në Big Brother për Brikenën, por për arsye personale, ndërsa çdo gjest i tij ka qenë i lidhur me rrugëtimin e vet në program.
Një shoqe e afërt e Mateo-s ka deklaruar se historia që po qarkullon është e vërtetë dhe se Brikena është një vajzë me karakter shumë të fortë dhe me një familje shembullore, por njohja mes tyre nuk u shndërrua kurrë në diçka më shumë.
"KORCA BOOM"



















