top of page

Ndodhet në fshatin Qesarakë, Bashkia Kolonjë/ Monument Kulture

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Teqeja e Qesarakës/ Monument Kulture.


Ndodhet në fshatin Qesarakë, Bashkia Kolonjë dhe është themeluar nga banorët vendas në nder të shenjtorit Haxhi Babaj. Ajo daton që nga shekulli XVII dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm ndër vite si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar, duke shërbyer si strehë për Petro Nini Luarasin.


Në vitin 1914, teqeja u dogj nga andartët grekë. Ndërtesa ka qenë trekatëshe, me mure guri, bodrume dhe ambiente të ndërtuara në formë drejtkëndore sipas traditës bektashiane, me çati të mbuluar me rasa guri.


Teqeja është rindërtuar vite më vonë duke i përngjarë formës së më parshme dhe gjatë viteve të monizmit qëndroi e mbyllur ndërsa në datë 10.06.1973, nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës është shpallur Monument Kulture.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page