top of page

Trump publikon të dhënat: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë ku tregohet se 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale. Në këtë listë, presidenti Trump ka shpërndarë të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale edhe nga familjet emigrante të vendeve të tjera në SHBA.


Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në këtë listë është e përfshirë edhe Kosova me 46% familje që përfitojnë ndihmë sociale.


Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës.


Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page