AKSIDENT/ Makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar! Rrezikohen kalimtarët
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident është regjistruar në qendër të Gramshit.
Raportohet se një automjet me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me shtyllën.
Në momentin e aksidentit ka pasur edhe qytetarë me fëmijë duke ecur në trotuar por që kanë shpëtuar mrekullisht.
Banorët shprehen se kanë kërkuar disa herë që të vendosen polica të shtrirë për shkak se automjetet lëvizin me shpejtësi në këtë aks.
“KORÇA BOOM”
















