top of page

Furnizonte shtetas të tjerë me k*kainë për ta shpërndarë, pranga 37-vjeçarit

  • 18 minutes ago
  • 1 min read

Njoftimi:


Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Zonat”.


Vihet në pranga një shtetas, i cili dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me lëndë narkotike kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.


Sekuestrohen mbi 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vijojnë hetimet dhe operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Zonat”, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike.


Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.


Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 37-vjeçarit mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page