top of page

Zi në botën e futbollit, shuhet në moshë të re ish-futbollisti i njohur

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Futbolli është tronditur nga një lajm i rëndë këtë të premte, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti Bryan Bergougnoux, në moshën 43-vjeçare.


Ish-mesfushori, i njohur për karrierën e tij me skuadrat e Lyonit dhe Toulouse, ka humbur jetën pas një sëmundjeje të papritur, duke lënë në dhimbje familjarët, miqtë dhe botën e sportit.


Bryan Bergougnoux ishte një emër i njohur i futbollit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave të rëndësishme dhe është vlerësuar për talentin dhe kontributin në fushën e lojës. Ai u formua te Lyoni dhe më pas vijoi karrierën te Toulouse dhe klube të tjera.


Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta nga ish-bashkëlojtarë, klube dhe tifozë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e parakohshme të ish-futbollistit.


Vdekja e tij në një moshë kaq të re ka prekur thellë komunitetin sportiv dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur gjatë viteve në futboll.

“KORÇA BOOM”


bottom of page