top of page

Mbyllje e hidhur për Bismark, Skënderbeut nuk i funksionoi plani. Çdo të ndodhë me ganezin...

May 29
1 min read

Një ndër lojtarët më cilësorë të Skënderbeut, Bismark Charles, mbylli trishtueshëm këtë sezon, sepse për dëmtime të ndryshme nuk arriti të jepte më të mirën e vet tek Vllaznia, ku humbi edhe Final4.


Një sulmues mjaft i fortë dhe i lëvizshëm, Bismark shënoi 3 gola e dha 5 asiste në Shkodër, por luajti shumë pak, vetëm 850 minuta në Superiore.


Tani Bismark kthehet tek Skënderbeu, që ka dalë i humbur, sepse huazimi tek Vllaznia u bë me synimin për ta reklamuar dhe rritur vlerën në treg, mision që nuk u realizua.


Me një vit të mbetur në kontratë, klubi korçar duhet të vendosë çfarë do bëjë me një sulmues që pa probleme fizike është lojtar i nivelit të lartë për Superioren./ superliga shqiptare fan club

“KORÇA BOOM”


bottom of page