top of page

Egnatia bie në Korçë/ “Ujqërit” kafshojnë kampionët

2h
1 min read

SKËNDERBEU 1-0 EGNATIA

(Lagonidis 2')


Egnatia është mposhtur në Korçë nga Skënderbeu, duke rihapur garën për titull në “Abissnet Superiore”. Sfida përfundoi në favor të korçarëve, minimalisht 1-0.


Golin e vetëm e shënoi mbrojtësi Lagonidis që në minutën e 2-të. Në pjesën më të madhe të takimit, vendasit ishin më dominues në fushë, duke krijuar dhe raste të tjera për shënim.


Pak çaste para fundit të pjesës së parë, kapiteni i rrogozhinasve, Albano Aleksi lë të tijët me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë, duke përkeqësuar gjithçka. Në fraksionin e dytë, kampionët në fuqi u munduan të futeshin në lojë, por pa patur forcën e duhur për të befausar kundërshtarin. Kujtojmë se një lajm i keq për kuqeblutë konsiderohet dëmtimi i porterit Dobiani që u zëvendësua nga Alia në pjesën e dytë.


Me këtë rezultat, Egnatia mbetet në kuotën e 27 pikëve, distancë që mund të reduktohet nëse Teuta ia del të marrë pikët e plota në Rrogozhinë me Laçin. Sa i përket Skënderbeut, pozita e tyre është përmirësuar ndjeshëm duke kapur vendin e tretë me 17 pikë.


“Abissnet Superiore”: Java 12


Stadiumi: “Stadiumi Skënderbeu”


Arbitër: Olsion Yzeiraj


FORMACIONET ZYRTARE:


SKËNDERBEU: Dobjani; Amadou, Lagonidis, Shaqe, Shkëmbi, Janaqi, Drame, Braga, Zenullari, Nasr, Bismark. Trajner: Gentian Liço.


EGNATIA: Tandilashvili, Smajli, Bitri, Aliyev, Yago, Kryeziu, Aleksi, Fernando, Lukili, Montenegro, Hoxha. Trajner: Nevil Dede.

“KORÇA BOOM”


bottom of page