top of page

“I vërtetuam rivalëve që jemi një skuadër e fortë”, Lagonidis pa “frena” pas rezultoi përcaktues: Në fund do jemi atje ku duhet

8 hours ago
1 min read

Giorgos Lagonidis rezultoi përcaktues në ndeshjen e sotme ku Skënderbeu fitoi 1-0 përballë Egnatia, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Pas duelit, qendërmbrojtësi grek foli për mediat.


“Ishte një ndeshje e vështirë sot. Kundërshtarët ishin shumë të mirë. Ne bëmë detyrën tonë dhe i vërtetuam kundërshtarëve se jemi një skuadër e fortë. Me këtë skuadër që kemi, mund të arrijmë një vend në play off për Europë.


Ndeshje pas ndeshje tregojmë që jemi një skuadër e madhe. Në fund të kampionatit do jemi atje ku duhet.


Reparti defensiv më i konsoliduar? Kemi një sistem më të rregullt dhe jemi më të sigurt në atë që po luajmë. Jemi më të fortë ndeshje pas ndeshje”, tha Lagonidis.

“KORÇA BOOM”


bottom of page