top of page

Egnatia-Skënderbeu nis javën e 3-të të superligës/ Ja përballjet e kësaj jave!

  • 12 hours ago
  • 1 min read

Java e tretë e superligës shqiptare do të rikthehet shpejt, pasi e ndarë në tre ditë, do të luhet nga kjo e premte, deri ditën e dielë.


Skënderbeu sërish edhe këtë javë do të luajë në transfertë, e treta ndeshje radhazi, ndërkohë që shorti e ka vendosur përballë kampionëve të Shqipërisë.


Ditën e premte do të hapë siparin java e tretë e superligës me ndeshjen në Rorogozhinë, ku Egnatia vendase do të presë Skënderbeun. Kjo ndeshje do të startojë në orën 18:30 dhe është e vetmja e ditës së parë të kësaj jave.


Më pas ditën e shtunë do të luhen dy përballje të tjera, teksa në orën 16:00 në Laç kurbinasit do tëp resin Teutën. Në orën 18:30 të së shtunës Vllaznia-Partizani do të jetë dueli i orës 18:30.


Dita e fundit dhe e diela, do të sjellë dy ndeshjet e fundit. Tirana-Vora dhe Dinamo-Elbasani do të sfumojnë javën e 3-të, një javë që pritet me shumë interes dhe me ndeshje që pritet të jenë të luftuara.


Java 3

E PREMTE 04 shtator 2026

Egnatia – Skënderbeu ORA 18:30


E SHTUNË 05 shtator 2026

KF Laçi – Teuta ORA 16:00

Vllaznia – Partizani ORA 18:30


E DIEL 06 shtator 2026

Tirana – FK Vora ORA 16:00

Dinamo City – AF Elbasani ORA 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page