Marildi Musaka vazhdon me Skënderbeun, qendra historike rinovon edhe për sezonin e ri
- 30 minutes ago
- 1 min read
Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka konfirmuar një tjetër rinovim të rëndësishëm për skuadrën e volejbollit për meshkuj. Marildi Musaka, qendra historike e ekipit, do të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për sezonin 2026-2027.
31-vjeçari, i rritur dhe i formuar te Skënderbeu, vijon rrugëtimin me skuadrën korçare, të cilën nuk e ka braktisur asnjëherë gjatë karrierës së tij. Besnikëria dhe përkushtimi ndër vite e kanë kthyer Musakën në një prej figurave të rëndësishme të ekipit.
Me eksperiencën, forcën, talentin dhe vendosmërinë e tij, Musaka është i fokusuar maksimalisht te objektivat që Skënderbeu ka vendosur për sezonin e ri. Qendra historike e skuadrës pritet të japë sërish kontributin e tij në përpjekjen e bardhekuqve për të arritur sukseset e synuara.
Klubi i uron suksese Marildit dhe skuadrës në sezonin e ri, me mesazhin: “Forca Skënderbeu! Forca Marildi! Strong Together!”
“KORÇA BOOM”
















