Emanuel Driza “blindon” të ardhmen te Skënderbeu, synohet një tjetër sukses
- 4 hours ago
- 1 min read
Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka konfirmuar rinovimin e kontratës me Emanuel Drizën, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së volejbollit për meshkuj edhe për sezonin 2026-2027.
24-vjeçari, i rritur te Skënderbeu dhe pjesë e Kombëtares Shqiptare të Volejbollit, ka krijuar një eksperiencë të rëndësishme në Superligën Shqiptare, ndërsa ka luajtur gjithashtu në Ligën e Parë të Holandës.
Driza ka treguar një performancë në rritje, duke u aktivizuar si në pozicionin e qendrës, ashtu edhe në atë të diagonales. Sezonin e kaluar ai ishte një prej elementëve të rëndësishëm të ekipit, duke dhënë kontribut në rrugëtimin e Skënderbeut deri në finalen e Superligës.
Klubi korçar shpreson që Emanuel Driza të luajë sërish një rol të rëndësishëm në objektivat e skuadrës për sezonin e ri dhe të ndihmojë Skënderbeun në përpjekjen për të arritur sukseset e synuara.
Në fund, klubi i ka uruar suksese lojtarit, duke shprehur besimin e plotë tek ai dhe duke përcjellë mesazhin: “Forca Skënderbeu! Forca Emanuel! Strong Together!”
“KORÇA BOOM”
















