top of page

Xhaferi, Daja dhe Martini marrin dënimet, ja vendimet e Komisionit të Disiplinës

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka zbardhur vendimet zyrtare pas ngjarjeve të regjistruara në sfidën mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë. Vendimet kanë sjellë dënime të ashpra, veçanërisht për drejtuesit e klubit shkodran.


Dënimin më të rëndë e ka marrë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili është pezulluar me 15 ndeshje nga aktivitetet sportive. Gjithashtu, atij i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet deri në përfundimin e dënimit, për shkak të sulmit ndaj zyrtarëve të ndeshjes.


Edhe drejtues të tjerë të Vllaznisë janë ndëshkuar. Edi Martini është pezulluar me 6 ndeshje për shkelje të rregullave të sjelljes dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve, ndërsa Elis Dervishaj është pezulluar me 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.


Në anën tjetër, AF Elbasani është gjobitur me 100 mijë lekë për mospërmbushjen e përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, pas incidenteve të ndodhura brenda dhe jashtë stadiumit.


Vendim ka edhe për trajnerin e Dinamo City, Ilir Daja. Ai është pezulluar me 2 ndeshje për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes.


Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu disa kërkesa dhe apelime. Është pranuar kërkesa e lojtarit të Partizanit, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, në bazë të nenit 75.


Ndërkohë, janë rrëzuar si të pabazuara kërkesat e KF Delvinës për faljen e dënimit pa spektatorë, si dhe kërkesat e Brajan Selmanit të KF Iliria dhe Bruno Telushit të KF Orikut.

“KORÇA BOOM”


bottom of page