EKSKLUZIVE/ Ja kur prezantohet Julian Ahmataj te Skënderbeu! Çfarë pritet në ditët në vazhdim
- 2 days ago
- 1 min read
Në këto momente portali ynë “Korça Boom” mëson ekskluzivisht edhe ditën e prezantimit të trajnerit të ri të Skënderbeut, Julian Ahmataj, ndërkohë që mëson edhe zhvillimet e tjera në kampin bardhekuq.
Ahmataj e ka mbyllur tashme me Skënderbeun dhe do të marrë drejtimin e skuadrës zyrtarisht më 22 qershor, ditë që do të jetë në qytetin juglindor dhe do të prezantohet edhe nga drejtuesit e klubit.
Sipas të njëjtave burime atë ditë Skënderbeu do të nisë edhe stërvitjet për sezonin e ri 2026-2027, sezon në të cilin bardhekuqtë do të luajnë në superligë.
Ndërkohë që çështja e trajnerit të Skënderbeut është e mbyllur, ajo që mbetet të zbulohet tashmë janë emrat e lojtarëve që do të vijnë në këtë merkato verore te Skënderbeu.
Puna për afrimin e lojtarëve ka ditë që ka nisur dhe vetë Ahmataj me drejtuesit e tjerë të klubit janë duke përgjedhur futbollistët që do të veshin fanelën bardhekuqe këtë sezon, por deri tani nuk është se kemi ndonjë emër të ri zyrtar, pasi është mësuar se po punohet me kujdes dhe në fshehtësi për të mos u bërë zyrtare emrat pa u arritur më parë marëveshjet.
Në këtë mënyrë Skënderbeu do të fillojë të marrë formë më 22 qershor dhe të gjithë mezi presin në juglindje për të mësuar Skënderbeun e ri me trajnerin e ri, Ahmataj.
“KORÇA BOOM”
















