top of page

EKSKLUZIVE/ Mësoni emrat që do të veshin fanelën e Skënderbeut në turneun ndërkombëtar në Greqi!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 59 minutes ago
  • 2 min read

Tashmë prej ditësh kemi bërë të ditur që në Greqi në datat 30-31 maj-1 qershor do të zhvillohet turneu ndërkombëtar i 12 skuadrave nga 3 shtete të ndryshme.


Shqipëria, Greqia dhe Anglia do të marrin pjesë në këtë turne për veteranët me ekipet e tyre pjesëmarrëse, teksa Greqia përfaqësohet me 10 skuadra, ndërkohë që Anglia me Ëatfordin dhe Shqipëria me Skënderbeun.


Skënderbeu do të luajë ndaj dy ekipeve greke në datën 31 maj dhe më 1 qershor. Klubi “Skënderbeu” konfirmon se në këtë turne do të jenë 22 futbollistë të Skënderbeut që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre deri në këto momente.


Sigurisht që të gjithë janë emra të mirënjohur dhe që kanë veshur dhe e kanë përfaqësuar me dinjitet fanelën bardhekuqe.


Bien ë sy se për Skënderbeun, do të marrin pjesë veteranët, Jani Kaçi, Gjergji Avramushi dhe Ilia Tërpo, si lojtarë të një moshe më të madhe, ndërkohë që më tej do të kemi emra të tillë si, Renato Rapo, përfaqësues i Federatës Rajonale, Gentjan Liço, që është zv/trajner i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, që është trajner i Tiranës, apo edhe korçari Tefik Osmani dhe Fatos Haruni dhe Zamir Shahinasi. Pa thënë se edhe të tjerët, si Lako, Jano, Çajku, Osmanllari, Vila, Koleci, Kotemelo, Spahiu, Llapanji, Zyla, Kadiu, Larti, Çipi, të gjithë emra të mirënjohur në qytetin juglindor dhe jo vetëm.


Më poshtë sjellim ndeshjet që do të luhen dhe listën e plotë të Skënderbeut për veteran, duke ju uruar suksese në këtë turne ndërkombëtar dhe të nderojnë fanelën e Skënderbeut.

  

Ndeshjet miqësore në Greqi:

31 maj 2025 Ora: 16:30

Lemnos-Skënderbeu

1 qershor 2025 Ora 17:30

Mesopotamia-Skënderbeu


Lista e veteranëve të Skënderbeut që do të jenë pjesëmarrës:

Daniel Jano

Edi Çajku

Stavrion Lako

Edmir Osmanllari

Renato Rapo

Bledar Vila

Edi Koleci

Ervin Kotomelo

Fatos Haruni

Ilia Tërpo

Mertiaz Spahiu

Erion Llapanji

Gjergji Avramushi

Bledi Shkëmbi

Tefik Osmani

Enkelejd Zyla

Bledi Kadiu

Klejdi Larti

Gentjan Liço

Jorgo Çipi

Zamir Shahinasi

Jani Kaçi


“KORÇA BOOM”



bottom of page