EKSKLUZIVE/ SKËNDERBEU firmos me një mbrojtës shtatlartë nga Greqia. Ja kush vjen! E zbulon “Korça Boom”!
- 14 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu nuk ka të ndalur në këtë merkato verore dhe presidenca së bashku me stafin teknik kanë vendosur që të mbyllin sa më shpejt afrimet.
Dhe, është portali “Korça Boom” që sjell në këto momente brerjen më të re të Skënderbeut. Është pikërisht Georgios Lagonidis, mbrojtësi grek që nga Selaniku do të duhet të veshë tashmë fanelën e re të Skënderbeut.
Lagonidis i rritur te Paoku në Selanik, është 24-vjeç dhe 1.94m ndërkohë që është shumë i vlefshëm në repartin e qendrës së mbrojtes.
Vetëm një herë Georgios ka provuar të luajë në Gjermani vite më parë, ndërkohë që përgjithësisht ka qenë pjesë e skuadrave greke, si, Iraklis, Kampaniakos, Paoku B dhe së fundi ka qenë pjesë e Volosit.
Tashmë mbetet që mbrojtësi të udhëtojë për tu bashkuar me skuadrën dhe të vihet nën urdhërat e Julian Ahmataj.
Suksese mbrojtësi që vjen nga Selaniku te Skënderbeut dhe që për herë të parë provon fanelën bardhekuqe.
“KORÇA BOOM”













