top of page

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu "grepat" në Itali. Një mesfushor...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 2
  • 1 min read

Është mësuar se gjithçka është gati për përfundimin e marrëveshjes mes Skënderbeut dhe një mesfushori organizator nga kampionati italian.


Pritet që së shpejti të hidhet firma në kontratë, pas së cilës klubi do të bëjë me dije edhe emrin e futbollistit.


Ky përforcim është shumë i nevojshëm për Skënderbeun, pasi mesfushori do të jetë një shtyllë në organizimin e lojës dhe do të ndihmojë skuadrën të bëjë një hap cilësor në sezonin e ardhshëm.


Kjo është goditja e dytë konkrete në merkato pas transferimit të Baba Musta, që po rrit shpresat për një sezon konkurrues dhe me ambicie të larta për skuadrën korçare.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page