top of page

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu miqësore me skuadër franceze. Ja kur luhet dhe cila është

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 29 minutes ago
  • 1 min read

Kampionati kombëtar është ndërprerë për shkak të angazhimeve të Kombëtares Shqiptare, e cila do të zhvillojë dy ndeshje gjatë kësaj periudhe. Kjo pauzë ka ndikuar që pas javës së dytë të kategorisë së pare të mos ketë ndeshje, dhe ekipet po shfrytëzojnë këtë moment për të organizuar ndeshje miqësore.


Një prej këtyre skuadrave është edhe Skënderbeu, i cili ka vendosur të zhvillojë një miqësore me karakter ndërkombëtar.


Në fundjavë, korçarët do të përballen me ekipin U-19 të FC Paris, një skuadër nga Franca, e cila do të qëndrojë në qytetin e Korçës për të zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin U-19 të Skënderbeut.


Kjo përballje pritet të jetë një mundësi e mirë për të testuar të rinjtë, për tu dhënë minuta lojtarëve të stolit dhe për të ruajtur ritmin gjatë pushimit të kampionatit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page