EKSKLUZIVE/ SKËNDERBEU nuk ndalet në merkato, vjen një francez për mbrojtjes!
- 1 hour ago
- 1 min read
Skënderbeu nuk ka ndërmend që të ndalet në merkaton verore, madje ka filluar fuqishëm të afrojë lojtarë, sidomos nga ata të tregut të huaj.
Përpos atyre që kanë ardhur deri në këto momente, portali ynë mëson ekskluzivisht se me Skënderbeun ka firmosur edhe një francez. Bëhet fjalë për Amadou Seydi francezin që ka edhe pashaportë senagaleze.
Amadou luan qëndërmbrojtës dhe është rritur në Francë, atje ku ka luajtur me ekipe si, Colomiers, Muret, Seite, Paris 13 dhe së fundi Concarneu. Është 1.84 m dhe është 28 vjeç.
Pra shumicën e ndeshjeve i ka luajtur në ligën e 3 franceze dhe është aktivizuar në jo pak, por 75 takime, duke shënuar edhe 1 gol. Amadou vlen sipas transfermarkt 100 mijë euro.
Amadou Seydi vjen për herë të parë në Shqipëri dhe po për herë të parë do të veshë fanelën e Skënderbeut.
I urojmë suksese qëndërmbrojtësit të ri të Skënderbeut.
“KORÇA BOOM”

















