top of page

AKSK: Kujdes nga SMS dhe email-et që u vijë, po synohen tu vidhen llogaritë bankare!

  • 52 minutes ago
  • 1 min read

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike permes një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj mesazheve apo email-eve që u vijnë në telefonat e tyre.


Përmes një postimi në rrjetin social, AKSK bën me dije se shumë mesazhe janë mashtruese dhe nuk duhen klikuar menjëherë.


AKSK ka edhe një rekomandim për qytetarët.


Mesazhi i plotë:


Kujdes nga tentativat e mashtrimit që përdorin identitetin e bankave


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri.


Në këto raste, aktorë keqdashës përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të institucioneve bankare për të dërguar SMS ose email që duken autentike. Përmes tyre, qytetarët nxiten të veprojnë menjëherë, duke klikuar në lidhje mashtruese ose duke ndarë të dhëna konfidenciale


Mesazhet shpesh përmbajnë pretendime për:


aktivitet të pazakontë në llogari;


bllokim ose pezullim të shërbimit;


nevojë urgjente për konfirmimin e të dhënave.


Qëllimi i tyre është përvetësimi i kredencialeve bankare dhe i të dhënave financiare.


AKSK rekomandon:


Mos u besoni mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm ose krijojnë ndjesinë e urgjencës.


Mos ndani asnjëherë PIN-in, fjalëkalimin, kodin OTP apo të dhënat e kartës përmes SMS-ve, email-eve ose telefonatave.


Verifikoni çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës suaj.


Kontrolloni me kujdes adresën e faqes (URL) përpara se të klikoni në një lidhje.


Nëse dyshoni se keni dhënë të dhëna sensitive, kontaktoni menjëherë bankën dhe ndiqni udhëzimet e saj.


Siguria e të dhënave financiare fillon me kujdesin ndaj çdo komunikimi të dyshimtë.


Përpara se të klikoni ose të ndani informacion, ndaloni dhe verifikoni.

“KORÇA BOOM”


bottom of page