top of page

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu zbret sot në fushë. Vijnë blerjet e para!

  • Jul 1
  • 1 min read

Erdhi dita që Skënderbeu të zbresë në fushën e stërvitjes për të filluar përgatitjet për sezonin e ri 2026-2027.


Trajneri Julian Ahmataj dhe stafi i tij janë në juglindje për të startuar sot me grupin e lojtarëve në orën 18:00 në këtë seancë të parë.


Burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se sot Skënderbeu i ri pritet të zbresë me shumë ndryshime, ku të gjitha sytë janë në afrimet e reja.


Sot qysh në ditën e parë të stërvitjes portali ynë mëson se priten të paktën dy blerje të reja të jenë prezent në stërvitje dhe do të bashkohen për herë të parë me Skënderbeun.


Po sot pritet të ketë edhe shumë lojtarë që do të jenë në provë, ndërkohë portali ynë në orët në vazhdim do të sjellë edhe emrat e rinj që do të firmosin me Skënderbeun. Të presim pasditen e sotme dhe startin e Skënderbeut të superligës, ndërkohë që sezoni i ri do të startojë në datën 22 gusht.

“KORÇA BOOM”


bottom of page