Ekskluzive: Emanuel Longo zbarkon në Bilisht – Devolli gati për goditjen e radhës
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Ekipi i Devollit vazhdon me ritëm të lartë merkaton, duke bërë edhe afrimin e radhës. Sot ka mbërritur në Bilisht dhe do t’i bashkohet stërvitjes së ekipit mesfushori nigerian 22-vjeçar,
Emanuel Longo, i cili, sipas burimeve të para, vlerësohet si një futbollist shumë cilësor.
Devolli po vepron me kujdes në këtë merkato, duke analizuar me vëmendje çdo përforcim të mundshëm. Klubi ka luksin e përzgjedhjes dhe nuk nxiton në vendimmarrje.
Nëse Longo arrin të bindë stafin teknik gjatë ndeshjeve miqësore në vazhdim, atëherë ka shumë gjasa që të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i ekipit, dhe për pasojë, merkatoja e Devollit mund të konsiderohet drejt mbylljes.
“KORÇA BOOM”
