top of page

Një largim i paralajmëruar: Çfarë fshihet pas vendimit të Andi Mustafajt?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Andi Mustafaj, një nga të rinjtë e afruar së fundi në Partinë Demokratike, i cili shërbeu edhe si një nga imazhet e kësaj force politike në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare, ka deklaruar largimin nga funksioni që mbante deri tani.


Në një shënim në rrjetet sociale, ai njofton largimin në nëntor nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike dhe hapjen e garës për një drejtues të ri të kësaj strukture.


"Të nderuar miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 mars 2025, në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë drejtimin e Departamentit në nëntor të këtij viti.


E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe mbetet kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë."

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page