Stadiumi i ri në Korçë nuk do të ndërtohet, ja arsyeja që çoi në anulimin e projektit
- 2 hours ago
- 1 min read
Korporata e Investimeve Shqiptare ka njoftuar anulimin e tre projekteve për rijetëzimin e stadiumeve sportive në Durrës, Vlorë dhe Korçë, pasi nuk është paraqitur asnjë ofertë.
Sipas njoftimit zyrtar, për të tre projektet është dhënë i njëjti argument: “Arsyeja e anulimit: Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar.”
Thirrjet për këto projekte u hapën në korrik të vitit të kaluar, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave ishte shtatori.
Megjithatë, Korporata e Investimeve Shqiptare njofton se procedurat janë anuluar për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në garat e shpallura.
"KORCA BOOM"
















