Një emër që bëri histori në basketbollin korçar: Gëzuar ditëlindjen Mjeshtër Edmond Dushku!
- 2 hours ago
- 1 min read
Gëzuar ditëlindjen, Mjeshtër Edmond Dushku!
Një emër shumë i dashur për sportin dhe qytetin tonë, që mbetet po aq i respektuar nga tifozët sa në vitet kur ishte një nga figurat kryesore të ekipit të Skënderbeut në basketboll.
Me teknikë të shkëlqyer dhe vizion të rrallë në lojë, ai kontribuoi në shumë ndeshje të paharrueshme që kanë mbetur në historinë e sportit të qytetit tonë.
Më pas, si trajner i vajzave të Skënderbeut, ai arriti të udhëheqë ekipin drejt titullit Kampion dhe fitimit të Kupave të Republikës, duke treguar përkushtim dhe aftësi për të formuar sportiste të disiplinuara dhe të suksesshme.
Figura të tilla mbeten një frymëzim për brezat e rinj, sepse tregojnë se vlera e vërtetë e sportit nuk është vetëm talenti në fushë, por edhe aftësia për të përcjellë përvojën dhe pasionin tek të tjerët.
Kam pasur fatin ta njoh prej kohësh edhe si mik të babait tim, një njeri i respektuar dhe i dashur për të gjithë.
I urojmë nga zemra shëndet, jetë të gjatë dhe shumë vite të tjera me energji!
"KORCA BOOM"
















