EKSKLUZIVE/ SKËNDERBEU gjen mesfushor nga Guinea që luan në Francë. Ja kush pritet të vijë në Korçë
- 2 hours ago
- 1 min read
Ditë pas dite Skënderbeu sjell emra të rinj futbollistësh dhe duket se skuadra bardhekuqe është shumë aktive në këtë merkato vere, ndërkohë që trajneri Julian Ahmataj dhe stafi i tij e kanë ndarë mendjen që të formojnë sa më shpejt grupin në mënyrë që skuadra të jetë gati në startin e sezonit të ri.
Pas ditës së djeshme ku u konfirmua mbrojtësi grek shtatlartë Georgios Lagonidis, sot portali ynë “Korça Boom” zbulon edhe një tjetër afrim këtë herë në mesin e fushës.
Sipas transfermarkt Skënderbeu është në mbyllje të bisedimeve dhe pritet që të vijë mesfushori nga Guinea, Ousmane Drame. 25-vjeçari luan përpara mbrojtjes dhe ka luajtur në Guine me ekipe si, Horoya dhe Hafia, ndërkohë një vit më prë mbërriti në Francë ku u aktivizua me ekipin e ligës së tretë, Paris 13.
Po sipas transfermarkt, Drame vlen 100 mijë euro dhe është lojtar i lirë. Në fakt bisedimet me këtë futbollist janë drejt fundit dhe mesfushori në fjalë pritet që të përforcojë edhe më shumë mesin e fushës.
Tashmë presim vetëm fjalën e fundit të Skënderbeut për të zyrtarizuar edhe këtë afrim, ndërkohë që burime pranë klubit bëjnë me dije se mesfushori është me cilësi shumë të mira.
“KORÇA BOOM”














