top of page

EKSKLUZIVE/ Victor Braga dhe Luan Lleshi firmosin me Skënderbeun!

  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Victor Braga dhe Luan Lleshi firmosin me Skënderbeun!


Pas zyrtarizimit të trajnerit Julian Ahmataj,tek Skënderbeu kanë filluar të mendojnë për merkaton, dhe "ligasport.al" mëson se korçarët kanë siguruar firmat e dy futbollistëve të rinj.


Victor Braga, mesfushor brazilian 24-vjeçar, vjen pas eksperiencave në Kazakistan dhe Hungari, ku ka qenë pjesë e klubeve si Tobol dhe Debrecen. Ai shquhet për teknikën dhe aftësinë për të organizuar lojën në mesfushë.


Luan Lleshi, mbrojtës 20-vjeçar nga Kosova, vjen nga Llapi. Ai është një qendërmbrojtës 187 cm, luan me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë edhe e përfaqësueseve zinxhir të Kosovës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page