top of page

AKSIDENT/ Fuoristrada i pret rrugën dy automjeteve, tre persona përfundojnë te Trauma

  • 42 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës.


Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy autovetura të së njëjtës markë.


Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.


Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page