top of page

AKSIDENT/ Makina me 6 persona del nga rruga dhe përmbyset

  • 12 hours ago
  • 1 min read

Aksident në aksin Lushnjë-Berat. Një makinë tip Golf, ku udhëtonin 6 persona, është përfshirë në një aksident në Fiershegan.


Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, i është bllokuar korsia përballë. Në tentativë për të shmangur përplasjen, ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë, ku është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur.


Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të 6 personat që ishin në makinë, ku tre ishin fëmijë, të cilët i transportuan në spital. Gjendja e tyre është stabël, jashtë rrezikut për jetën./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page