EKSKLUZIVE / Vjen firma e radhës, firmos korçari…!
- Jul 2, 2023
- 1 min read
Është sërish “Korça Boom” portali që ka gjetur gjatë gjithë kësaj faze përgatitore të gjithë ata lojtarë që kanë firmosur me Skënderbeun dhe ardhjet e reja te bardhekuqtë.
Sërish e zbulon “Korça Boom” dhe është Kosta Vangjeli futbollisti që ka firmosur kontratën e re me Skënderbeun. Pak momente më parë mësohet se mesfushori shtatshkurtër ka firmosur kontratën e re me presidentin Ardjan Takaj dhe në këtë mënyrë shtohet edhe një firmë tjetër për Skënderbeun.
Kosta Vangjeli është 22 vjeç dhe u shkëput sezonin e kaluar nga Skënderbeu për shkak se udhëtoi drejt Selanikut të Greqisë atje ku ka kryer edhe procesin e dokumenteve. Duket se Vangjeli tashmë ka edhe nënshtetësinë greke, ndërkohë që presidenca korçare e ka kontaktuar dhe Vangjeli bashkë me Takaj kanë firmosur kontratën e re.
Me shumë gjasa kontrata e re mund të jetë 3-vjeçare, por pritet të bëhet publike nga vetë klubi në ditët në vazhdim.
Mësohet se Kosta Vangjeli do të mbërrijë në Korçë për t'u vendosur nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, pas një jave për shkak se ndodhet në Greqi, por lajmi që Vangjeli ka firmosur me Skënderbeun, sigurisht që është një lajm i mirë, pasi mesfushori shtatshkurtër është një pikë kyçe në mesin e fushës për bardhekuqtë.
Mirëserdhe, Kosta Vangjeli…
















