top of page

EKSKLUZIVE/ Mungon prej një muaji në stërvitje, ja çfarë po ndodh me Saleh Nasr

  • 20 minutes ago
  • 1 min read

Ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja e përgatitjeve për sezonin e ri, por golashënuesi i Skënderbeut sezonin e kaluar, egjiptiani Saleh Nasr, ende nuk është bashkuar me skuadrën në stërvitje.


Sulmuesi vijon të jetë në pritje të miratimit të vizës nga autoritetet shqiptare, procedurë që aktualisht po vonon rikthimin e tij në Korçë. Drejtuesit dhe stafi teknik i klubit konfirmojnë se lojtari është i gatshëm për t’u rikthyer, por pengesa mbetet vetëm burokratike.


Sistemi i vizave për shtetasit e huaj në Shqipëri funksionon prej disa vitesh përmes platformës online “e-Visa”, ku aplikimet kryhen elektronikisht dhe jo më përmes konsullatave apo ambasadave.


Vonesat në raste të tilla shpesh lidhen me fluksin e lartë të aplikimeve nga shtetas të ndryshëm që kërkojnë hyrje në Shqipëri për arsye pune, turizmi, rezidence apo bashkimi familjar. Në këtë kategori përfshihen edhe sportistët e huaj që aktivizohen në klubet shqiptare.


Sipas të dhënave nga klubi korçar, pritshmëria është që Saleh Nasr të bashkohet me grupin gjatë javës së ardhshme, në mënyrë që të nisë përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës.


Ndërkohë, rasti i tij ka rikthyer edhe një herë diskutimin për nevojën e lehtësimit të procedurave për sportistët profesionistë, të cilët kanë afate të përcaktuara për përgatitjet dhe aktivitetet sportive.

“KORÇA BOOM”


bottom of page