top of page

EKSKLUZIVE/ Trajneri Erlind Maneshi ndërpret rrugëtimin me Devollin, arsyeja pas vendimit...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Burime pranë klubit të Devollit bëjnë me dije se trajneri Erlind Maneshi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij menjëherë pas një takimi me drejtuesit e ekipit.


Sipas informacioneve, takimi është kërkuar vetë nga Maneshi, i cili u ka komunikuar drejtuesve vendimin për t’u larguar nga drejtimi i skuadrës. Fillimisht, drejtuesit e klubit kanë tentuar ta bindin trajnerin që të vazhdojë punën, por duket se Maneshi ka qenë i vendosur në vendimin e tij personal, i cili është pranuar dhe respektuar nga drejtuesit e Devollit.


Trajneri e mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni, por rezultatet në katër javët e para, ku Devolli ka arritur vetëm një fitore, duket se e kanë shtyrë atë të marrë këtë hap për të mirën e skuadrës.


Burime të afërta me trajnerin theksojnë se Maneshi ka dashur që vendimi i tij të shërbejë si një nxitje për ekipin që të ecë përpara dhe të gjejë rrugën e duhur drejt objektivave sezonalë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page