top of page

EKSUZIVE /Takaj i bindur: Ky ekip është i destinuar për Superligë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ekipi i KF Skënderbeu Korçë që nga java e parë dhe deri në këto momente, edhe pse kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund, ndodhet në kryesim. Një kryesim që për presidentin Ardian Takaj është më se i merituar:

“Është më se i merituar dhe kemi treguar se bëjmë diferencën në lojë nga të gjitha ekipet. Edhe pse është një kategori me mjaft rivalitet, Skënderbeu është ai ekip që ka treguar një shpirt gare dhe ka bërë mirë, edhe pse ka luajtur në disa fusha dhe terrene që nuk janë të përshtatshme.”


Duke folur për objektivin, Takaj ka theksuar se:

“Ne kemi shfaqur objektivin tonë që do të ngjitemi në Superligë dhe për këtë nuk kam as më të voglin dyshim. Kjo do të ndodhë pasi ekipi ka kualitetet e duhura, ne jemi ne krye dhe kjo nuk do shumë koment”


Më tej ai ka shtuar:

“Ne jemi një ekip që shikojmë vetëm të bëjmë mirë detyrat tona. Nuk jemi pjesë e aleancave, por po i marrim çdo ndeshje me shumë djersë në fushën e lojës.”


Ndërkohë, Takaj ka edhe një apel për të gjithë:

“Ky ekip ka nevojë për mbështetje nga të gjithë dhe në stadium duhet të ketë më shumë tifozë, pasi është një ekip me futbollistë që kërkojnë edhe suportin e tifozerisë. Ju e keni parë se çfarë ambienti normal dhe me mjaft kulturë ofrohet në Korçë.”


Korçarët këtë fundjavë do të luajnë në fushën e tyre, në një ndeshje që kërkon shumë përqendrim, kur presin ekipin e KF Iliria.

“KORÇA BOOM”


bottom of page