top of page

A po dëmtohet Skënderbeu nga aleancat?

  • 2 hours ago
  • 1 min read

A mund ta dëmtojnë aleancat Skënderbeun? Kjo është një pyetje që po shtrohet gjithnjë e më shpesh dhe që duket se ka një bazë reale. Në shumë takime të fundit, vihet re një garë jo gjithmonë bindëse, ku shpesh krijohet përshtypja e marrëveshjeve të heshtura mes ekipeve.


Mjafton të kujtojmë mesjavën e kaluar, ku në ndeshjet e luajtura u shënuan plot 28 gola, ndërsa në javën e fundit vetëm tetë. Një diferencë kaq e madhe ngre pikëpyetje të forta: çfarë ka ndodhur realisht?


Madje, në mënyrë të hapur apo nën zë, përflitet se disa ekipe mund të bëjnë “qoka” ndaj njëri-tjetrit. Vihet re se disa skuadra tregojnë një impenjim krejt tjetër ndaj kundërshtarëve që ndodhen poshtë Skënderbeut në renditje dhe një tjetër qasje kur përballen me korçarët.


Megjithatë, kjo është një situatë që vetë Skënderbeu nuk ka pse ta shohë si alibi. Korçarët e kanë gjithçka në dorën e tyre: nëse vazhdojnë të fitojnë si deri tani, ndaj çdo kundërshtari deri në fund të sezonit, objektivi mbetet plotësisht i arritshëm.


Shpresa mbetet që gara të mos ndikohet nga faktorë të tjerë, si gjykimet, pasi kjo do ta dëmtonte rëndë besueshmërinë e kampionatit. Në futboll njihen luhatjet në performancë, por jo në nivele kaq të dukshme sa të lindin dyshime të forta mbi pastërtinë e garës.

"KORCA BOOM"


bottom of page