top of page

Tragjedi në familje, i moshuari q*llon bashkëshorten dhe i jep fund jetës

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kuman, në Roskovec, ku një çift të moshuarish ka humbur jetën në rrethana tragjike.


Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 14:30, shtetasi me iniciale Sh. Rr., rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, D. Rr., rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre.


Pas krimit, i moshuari dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke e kthyer ngjarjen në një tragjedi të dyfishtë brenda familjes.


Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë akt ekstrem, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi dinamikën e plotë të ngjarjes.


Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa priten informacione të tjera në vijim nga autoritetet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page